Gjykata pranon kërkesën e Haxhisë: Të hapet dosja “Hajdari”, avokati: Do thirret dëshmitar Berisha

2019-03-18 1

Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e Izet Haxhisë për hapjen e dosjes 'Hajdari'. Tashmë kërkesat e Izet Haxhisë do të shqyrtohen në Gjykatë e Shkallës së Parë.

Avokati i tij deklaroi se në seancën e radhës do të paraqiten provat e reja për të provuar pafajësinë e tij lidhur me akuzat për vrasjen e Azem Hajdarit dhe do të thërriten dëshmitarë ku i pari në listë do të jetë ish-presidenti në atë kohë, Sali Berisha.

"Më në fund pas një kohë të gjatë vendoset një e drejtë proceduriale në vendin e duhur. Gjyakata në vendimin e sotëm, është në përputhje me konventën, që do të thotë se është e drejta e cdo të gjykuari të jetë në senacë. Ky është një vendim shumë i drejtë. Ky vendim e rikthen ccështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Hapet e drejta për t'u dëgjuar. Kemi siguruar të drejtën të dëgjohemi. Provat janë mmateriale, tabulante, dhe dëshmitarë. Me të gjitha këto ne do të provojmë pafajësinë që i është faturuar të përfaqësuarit prej meje. Në krye të listës së dëshmitarëve që do të thirren është Sali Berisha", u shpreh avokati.

Më herët Gjyakata rrëzoi kërkesën e Izet Haxhisë për përjashtimin e gjyqtarëve të caktuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. KLGJ caktoi tre gjyqtarët nga apeli i krimeve të rënda, Dhimitër Larën, Nure Drenin dhe Sokol Binajn.

Në vendimin e vitit 2012 Izet Haxhia ishte dënuar me 25 vjet burg. Izet Haxhia i cili u ekstradua në Shqipëri nga Turqia ku qëndroi për vite të tëra në arrati.

Free Traffic Exchange