#tvora
Një raport i publikuar ditët e fundit nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngre alarmin për mënyrën e trajtimit të personave me çrregullime të shëndetit mendor në vend.
Sektori më problematik është ai i burgjeve dhe spitaleve psikiatrike, ku kushtet në të cilat mbahet kjo kategori personash, sipas raportit që bazohet në monitorimet e kryera gjatë vitit 2018, janë jashtë të gjitha normave.
"Në Peqin, si pasojë e instalimit të antenave mbi çati, tavanet ishin dëmtuar. Ndërsa në burgun e Lezhës, përdorimi i perdeve në ambientet e tualeteve të përbashkëta në godinën e Infermierisë nuk plotëson kushtet minimale të privatësisë" thuhet në raport.
Më tej, raporti thotë në se në burgun e Fushë Krujës u konstatua mungesa e një lavamani të mirëfilltë dhe mungesë e standardeve minimale të higjenës.
Në spitalin e burgjeve në Tiranë, afër dritareve të dhomave u vërejt një grumbullim i konsiderueshëm mbetjesh dhe prezencë e lartë e insekteve dhe mushkonjave që janë burim infeksionesh.
Në burgun e Peqinit, uji i ngrohtë mungonte dhe të burgosurit së bashku me personat e paraburgosur kishin mundësi të laheshin vetëm një herë në javë.
Në raport thuhet se gjatë monitorimit në burgun e Korçës, vëzhguesit e Komitetit Shqiptar të Helsinkit vërejtën se në tualetin e njërës prej dhomave ku ishin akomoduar 6 persona, 2 prej të cilëve me çrregullime të shëndetit mendor, teli eklektrik që përdorej për ngrohjen e ujit ishte i zhveshur.
Gjatë monitorimit në spitalin e burgjeve në Tiranë u konstatua se dhomat kryesisht përbëheshin mesatarisht nga 5 persona, 3 nga të cilët flinin në krevatin e tyre, ndërkohë që 2 persona të tjerë flinin mbi shtroje sfungjeri në dysheme.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ferri-i-te-semureve-mendor-ne-burgje-flene-ne-dysheme-banjat-pa-dyer-catite-pikojne
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz