TV Ora - Në sitë kandidatët e SPAK, do të verifikohen dosjet që kanë shqyrtuar

2019-03-17 0

#tvora

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të kalojë në skaner dosjet me akuzën e korrupsionit që kanë trajtuar kandidatët që do të kërkojnë të jenë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Pas kësaj të përzgjedhurit do ti nënshtrohen vettingut për të kaluar më pas në fazën e fundit, atë të zgjedhjes. Nga ana tjetër më 19 mars do të hapet gara për Kryeprokurorin e vendit.

Prej ditësh Këshilli i Lartë i Prokurorisë është angazhuar në hartimin e dy rregulloreve për përzgjedhjen e kandidatëve për SPAK, Strukturën e Posaçme Antikorrupsion dhe Prokurorit të Përgjithshëm.

Mësohet se dy rregulloret e hartuara nga grupet e punës do të bëhen prezent në mbledhjen e të martës në 19 mars.

Për përzgjedhjen e kandidatëve për SPAK, një nga pikat që i është dhënë rëndësi është profesionalizmi i konkurrentëve, duke kaluar në skaner hetimet më të rëndësishme të kryera prej tyre.

Në një sitë më të hollësishme do të kalojnë dosjet që ata kanë pasur për të akuzuarit për korrupsion.

Në këtë rast do të verifikohet vendimarrja e prokurorëve dhe qëndrimet e gjykatave ndaj kërkesave të tyre.

Pas kësaj përzgjedhje, kandidatët e miratuar nga KLP do i dërgohen vettingut për tu kontrolluar në të tre kriteret.

Ndërsa rregullorja për përzgjedhjen e kandidaturave për Prokurorë të Përgjithshëm pritet të përfundojë brenda të hënës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ne-site-kandidatet-e-spak-do-te-verifikohen-dosjet-qe-kane-shqyrtuar

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz