TV Ora - Atentat me armë zjarri 62-vjeçarit te Liqeni, vdes në spital

2019-03-16 0

#tvora
Një 62-vjeçar nga Fieri është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur te Liqeni Artificial i Tiranës, ndërsa viktima është shtetasi me inciale H.B.

Paraprakisht dyshohet për një atentat, pasi ndaj tij është qëlluar me armë zjarri nga një makinë nga dy persona të maskuar.

62-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë. Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

"Rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, është vrarë me armë zjarri, shtetasi H. B., 62 vjeç" thotë policia.

Policia bën me dije se ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.


Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vritet-me-arme-zjarri-nje-62-vjecar-ne-tirane-dyshohet-atentat

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange