#tvora
Gjykata e Shkodrës ka rikonfirmuar masat e sigurisë, duke lënë në "arrest me burg" 12 personat e arrestuar si pjesë e një grupi që jepnin fajde me interes që shkonte deri në 20 % në javë.Familjarët e të arrestuarve e kanë cilësuar të padrejtë vendimin.
Ata u arrestuan në kuadër të operacionit "Maranaj", me masën e sigurisë "arrest me burg" të dhënë më herët nga gjykata. Burimet thanë se në seancën me dyer të mbyllura të gjithë kanë kërkuar lirim.
Nësë qytetarët ose biznesmenët nuk kthehin shumat në kohë, ata humbisnin prona që kishin lënë peng me marrëveshje.
Skema mësohet se u denoncua nga ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani.
Të përfshirë sipas prokurorisë rezultojnë ish-kancelari i Gjykatës së Shkodrës Artan Dragani, një notere dhe një efektiv polici.
Gjatë operacionit u sekuestruan shumë të mëdha parash, prona të luajtshme dhe të paluajtshme.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fajdet-12-te-ndaluarit-dalin-para-gjykates
Follow TV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz