#oranews
Garda dhe forcat e rendit janë gjendur të papërgatitur për marshimin e opozitës para selisë së Parlamentit. Me mbërritjen e grupit të parë shfaq një numër i vogël i forcave të rendit të vendosura para godinës.
Në përplasjen e parë disa prej pjesëmarrësve kanë arritur të thyejnë gardhin.
Por përgjigjja ka qenë me gaz lotsjellës.
Forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe automjetet që hedhin ujin me presion janë nisur menjëherë drejt Kuvendit. Por kanë hasur me rezistencën e protestuesve të vendosur te pedonalja , të cilët u ulën në shesh për të mos lejuar kalimin.
Gazi lotsjellës ka sjellë shpërndarjen e turmës. Ndërsa është përdorur dhe uji me presion për të zhbllokuar rrugën.
Për shkak të gazit të përdorur në masë, disa prej protestuesve kanë mbetur të lënduar. Në ndihmë tyre erdhi autoambulanca. Gjithashtu edhe efektivë të policisë janë ndier në vështirësi ndaj edhe është kërkuar marrja e ndihmës së parë. Qëndresa ka bërë që ndaj protestuesve të hidhet sasi e madhe e gazit lotsjellës, për këtë shkak në spital ka marrë ndihmën e parë dhe nënkryetari i PD, Edi Paloka
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/policia-e-papergatitur-marshimin-tek-parlamenti-shperndan-turmen-me-gaz-lotsjelles-e-uje-me-presion
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz