Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar pas protestës së organizuar sot nga opozita para godinës së Kryeministrisë dhe Parlamentit, duke thënë se Basha nuk ka popull që e ndjek. Braçe ka postuar në rrjete social një video që shfaq pamjet me dron të protestës, me një pjesëmarrje jo të lartë. Zv.kryeministri i kujton Bashës edhe tragjedinë me shpërthimin në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec.
"Kaq je Lulzim, vec kaq! Nuk ke popull dhe ky eshte problemi yt!
E di pse? Sepse Ti dhe Ju e keni vjedhur e vrare popullin! E keni bere si kerkush para e pas jush! A ju kujtohet 15Marsi? A ju kujtohet Gerdeci? Ka Zot lart! Ka Popull te tij ne toke!", shkraun Braçe.