Pavarësisht se e shtuna e këtij vikendi ishte ditë pune për shkollat në vend, në realitet e njëjta duket së dështoi. Shkollat hapën dyert dhe mësimdhënësit ishin në vendet e punës mirëpo, mungonin nxënësit për tu zhvilluar mësimi. Thirrjes së Ministrisë së Arsimit për të plotësuar dy ditët e humbura në Janar, për shkak të ndotjes së ajrit, iu përgjigjën një numër shumë i vogël i nxënësve. Në shkollën fillore ?Shën Kirili dhe Metodi? që numëron mbi 500 nxënës, sot në shkollë u paraqitën vetëm 20 prej tyre.