Në mbyllje të protestës në selinë e Partisë Demokratike, Lulzim Basha kishte një mesazh në anglisht për ndërkombëtarët. Ai tha se nuk do të ketë stabilitet në Shqipëri pa demokraci dhe se ndërkombëtarët duhet të dëgjojnë shqiptarët dhe jo Ramën, ndërsa shtoi se aksioni opozitar do të vijojë në cdo qytet deri në largimin e qeverisë Rama nga pushteti. "Sot përshkallëzoi dhunën e paprovokuar ndaj protestuesve për t'i shpërndarë për ti trembur nga rruga e protestës dhe përgjigjen e mori nga populli.
Zotohem para jush se do të marrin përgjegjësi përpara ligjit. E gjithë Shqipëria dhe bota e ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar përliri dhe demokraci për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë së Ramës dhe klikës së tij. Pa ju, pa zemrat tuaja, Kreshnike, ju o viganë mbrojtës të lirisë dhe demokracisë ky vend do të ishte rreshtuar krah popujve pa liri. Ne e kemi ndalur dhe do ta hedhim në lum qeverinë e tij kriminale dhe parlamentin e tij të krimit. Nuk ka rrugë tjetër përveç protestave popullore. Jemi shumë më shumë sot në 16 mars.
16 shkurti i hapi rrugën një vërshimi popullor që nuk do të ndalet por do të vijojë kundër grushtit të kriminelëve në pushtet. Dua ti dërgoj një mesazh të qartë miqve tanë perëndimore. 'Nuk ka stabilitet pa demokraci'. Mos dëgjoni Ramën, por zërin e njerëzve dhe të qytetarëve. Kjo që kemi nisur nuk do të zvogëlohet. Ne nuk do ta ulim kokën dhe nuk do ta pranojmë ti themi legjitime një qeverie të lidhur me krimin.
Ne cdo ta vijojmë këtë betejë, në cdo qytete, rrugë, lagje dhe shtëpie deri kur të hapim derën e Europës. Le ta bëjmë protestën tonë të përditshme dhe të përnatshme. Në Europë shkohet vetëm me zgjedhje të lira, duke i dhënë fund padrejtësisë. Kjo është rruga që do të clirojë ekonominë. Aksion, qëndresë dhe protestë, ose ktheni faqen tjetër kur iu godasin horrat e shtetit. Ky vërshim ka vetëm një fund, fitoren e popullit dhe demokracisë" përfundoi Basha.