AXHENDA e 50 aktiviteteve për festën e Ditës së Verës nesër në Tiranë (E PLOTË)

2019-03-16 2

Nesër, që në orët e para të mëngjesit, Tirana do të përfshihet nga festimet e Ditës së Verës. E kthyer tashmë në traditë, Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh argëtuese për fëmijë e të rritur, të cilat do të zgjasin gjatë gjithë ditës. Drejtoresha e Promovimit të Qytetit në Bashkinë e Tiranës, Julinda Dhame, fton qytetarët që t?i lënë makinat në shtëpi dhe t?i bashkohen 50 aktiviteteve festive, mes të cilave shumë lojëra dhe muzikë.

?Ditën e dielë, që në orën 9.00 të mëngjesit, sheshi ?Skënderbej?, Bulevardi ?Dëshmorët e Kombit?, sheshi ?Nënë Tereza?, një pjesë e ish Bllokut dhe Parku i Liqenit Artificial do të gëlojnë nga aktivitetet. E nisim me aktivitetet për fëmijë në sheshin ?Skënderbej?, ku përveç koncerteve, do të jetë Teatri i Kukullave, Panairi i Gjelbër për fëmijë, ?Eduko fëmijët me mjedisin?, lojëra popullore dhe kthimi në traditë. Gjithashtu, do të vijojmë me një panair libri gjatë Bulevardit ?Dëshmorët e Kombit?, e një panair të produkteve të Tiranës nga të gjitha njësitë administrative. Kemi edukimin e fëmijëve dhe të të rinjve me biçikleta, me patina, ?Pedalo me fëmijët??, tha Dhame.

Gjithashtu, aktivitete të ndryshme do të zhvillohen edhe në Parkun ?Rinia?, për të vijuar më pas me një koncert hip-hop e muzikë latine në pjesën pranë godinës së Këshillit të Ministrave, ku protagonistë do të jenë vetë qytetarët, që cilët mund t?i bashkohen kërcimtarëve profesionistë. Qytetarët e Tiranës do vazhdojnë te sheshi ?Nënë Tereza?, me një aktivitet shumë interesant për motorra. Muzika do t?i shoqërojë kryeqytetasit edhe në zonën e ish-Bllokut, ndërkohë që për të gjithë ata që do t?i drejtohen kodrave të Liqenit Artificial, Bashkia e Tiranës ka organizuar koncerte, panaire dhe kampionate të ndryshme.

?Duke vazhduar me një koncert me këngëtarë të njohur shqiptarë dhe kosovarë, në atë atë që quhet ?Summer on?, dhe më pas vazhdojmë nga ora 12:00 e drekës deri në 12:00 të natës, me muzikë alternative dhe elektronike në zonën e Bllokut. Duke përfunduar me aktivitete të shumta të Parkut të Liqenit, që tashmë është bërë edhe traditë në çdo fundjavë, jo vetëm ditën e diel. Ftojmë të gjithë qytetarët e Tiranës, të na bashkohen në këto aktivitete. Në datën 17, ditën e diel, nga ora 09:00 e mëngjesit, deri në orën 12:00 të darkës?, tha Dhame.

Për mbarëvajtjen e aktiviteteve, Bashkia e Tiranës, Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit kanë organizuar një plan masash për organizimin e aktiviteteve, ku tregohet se si do të devijohet qarkullimi i mjeteve këtë të diel. Shefi i Sektorit të Kontrollit të Territorit në Policinë Bashkiake, Toni Beni, tha: ?Segmenti nga sheshi ?Skënderbej? deri në sheshin ?Nënë Tereza?, pra i gjithë Bulevardi ?Dëshmorët e Kombit? do të jetë i pakalueshëm për mjetet. Mjetet do të kalojnë vetëm në rrugët paralele me bulevardin, si rruga ?Ibrahim Rrugova? dhe rruga ?Gjon Pali II?. Aktivitetet do të zhvillohen në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, si dhe zonën e ish-Bllokut, në dy rrugë të saj, në rrugën ?Pjetër ...