Ishte vajza e madhe e familjes Maloku. Kishte dy ditë që kishte dalë nga spitali pas një ndërhyrje kirurgjikale. Ishte ende një adoleshente asokohe, një 17-vjecare. Ajo pati fatin e shumë prej vajzave të cilat rezultojnë të humbura edhe sot, për fatin e të cilave nuk dihet ende asgjë.
Ajo sot rezulton ende e humbur, por në mungesën e saj është bashkuar edhe ndarja nga jeta e nënës vëllait dhe motrës. Babai i mbetur me një mbesë është ai që kërkon të coj deri në fund amanetin e bashkëshortes. Nëna e Artës u nda nga kjo jetë më dhembjen e humbjes së vajzës së madhe, ndërsa në fund i la të shoqit amanetin, te gjendet vajza.
Ai sot është në kërkim të Arta Malokut. 17-vjecarja e humbur shumë vite më parë u zhduk menjëherë, sapo doli nga shtëpia e saj. I ati ishte me shërbim atë kohë kur u kthye dhe gjeti në shtëpi një grumbull njerëzish të mbledhur, ndërsa i pohojnë se Artën e kishin rrëmbyer. Mëngjesin në vigjilje të Vitit të Ri ai niset në kërkim të Artës. Bie në gjurmë se ajo mund të ishte në Fier dhe se ishin dy persona që kishin marrë pjesë në rrëmbimin e saj. I ati thotë se ka shkuar në adresën e dy personave të Edmond Comit dhe Sokol Fazllias.
Pasi ka hyrë në një lokal në Fier në prani të disa personave të armatosur, poshtë banakut ka mundur të identifikojë veshjet e të bijës, por sipas tij, rrëmbyesit e nxorën nga një anë tjetër e vendit ku ata ndoheshin, kur Alushi nuk mundi dot ta gjente rrugën që morën autorët. Përvec rrebeshit të shiut atë ditë ai nuk dalloi asnjë gjurmë. Vajza ishte zhdukur sakaq. Kur Arta sot duhet të ishte 42 vjece babai është i vetmi person i familjes që ka mbetur me kokën nga dera.