Ora News - Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Larg gojën tënde të ndyrë nga Zoti, ik me brekushet e tua

2019-03-15 0

#oranews
Ironitë e kryeministrit Edi Rama nga Berati, sipas të cilës klithmat e Monikës nuk i mban dot as Shpiragu, morën përgjigje nga kryetarja e LSI-së, sipas të cilës, mallkimi i shenjtorëve do të bie mbi kokën e kreut të qeverisë për këtë mallkim që u ka sjellë shqiptarëve.

Kryemadhi: Pse dua t'ia jap mesazhin këtu? Sepse në Kamzë ka shumë njerëz që vijnë nga qytete dhe besime të ndryshme. Dua që nga ky qytet që asnjëherë nuk ka qenë dakord me politikat agresive, të egra dhe shfrytëzuese dhe ka qëndruar fort përballë çdo diskriminimi kujtdo qeverie. Këtu në Kamzë, nuk erdhën intelektualët e rretheve të tjera, por erdhën njerëzit që kërkonin jetë më të mirë për fëmijët e tyre. Ata dolën mbi çdo vuajtje dhe erdhën dhe ndërtuan të ardhmen e tyre në Bashkinë e Kamzës. Jo pa qëllim sot dua t'i them Edi Ramës nga Kamza. Kam disa herë që unë nuk e dëgjoj por që më thonë se Edi Rama e paska problem pse unë besoj. Unë besoj në Zot dhe jam e bindur se të gjithë të tjerët besojnë këtu. Besoj sepse dua që me lutjet e mia të shpaguaj të gjithë atë mëkat që bënë prindërit e Edi Ramës duke shkatërruar kisha dhe xhamia. Me lutjet e mia në Zot, i bëj thirrje Edi Ramës t'i shpëtojë shpirti atij dhe veglave të tij që grabisin dhe sot e kësaj dite pas 30 viteve, grabisin pronat e kishave dhe xhamive, ku Edi Rama ndërton kuplaratë e bizneseve të drogës së tij. Do të lutemi në Zot për një Shqipëri të lirë dhe të begatë.

I bëj thirrje Edi Ramës, kudo shkoftë, në vende të krishtera apo myslimane të mos ironizojë emrat e shenjtëve kur shqiptarët kanë ngritur besimin në atdhedashuri sepse mallkimi i tyre do të bie mbi kokën e Edi Ramës dhe nuk do ta shpaguaj dot jo në këtë jetë por në jetën tjetër. Lëre gojën tënde të ndyrë që ke guxuar të shash shqiptarët, larg gojën tënde të ndyrë nga Zoti që mbron shqiptarët nga ky mallkim që i ke hedhur ti Shqipërisë.

Le të iki Edi Rama me brekushet e veta nga ka ardhur, ne do të jemi anëtar të Bashkimit Evropian. Nuk do ta bëjë politika, por shqiptarët.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryemadhi-i-pergjigjet-rames-larg-gojen-tende-te-ndyre-nga-zoti-ik-me-brekushet-e-tua

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz