#oranews
Shoqëria civile ka akuzuar ministren e infrastrukturës dhe energjetikës, se pas vendimeve të marra prej saj ka interesa të fshehta.
Duke iu referuar bllokimit të punimeve në të gjithë HEC-t që janë në ndërtim, Olsi Nika drejtues i EcoAlbania deklaron se kjo ministri nuk ka as kompetencat dhe as kapacitet për të realizuar një skanim në to.
Nika: Çfarë po bëhet tek Ministria e Infrastrukturës? Kjo është të krijosh një strukturë paralele, sepse ata do të merren edhe ma a është a po nuk është miqësor me mjedisin një hidrocentral. Këtë nuk e kanë në kompetencë. Kjo është të bësh punën e Agjencisë së Mjedisit. Nuk e di pse bëhet kjo gjë. A bëhet për respektim të ligjit apo të pazareve?
mungesa e transparencës mbi procedurën është një tjetër pikëpyetje e ngritur në vendimin e Ballukut.
Irena Dule Respublika: "Realisht, procesi i pezullimi po kalon në ca faza që nuk janë aspak transparente. Ne si shoqëri civile kemi kërkuar informacion për këtë proces, por na refuzohet duke u mundur të argumentohet refuzimit. Nuk arrijmë të dimë se çfarë po ndodh gjatë kësaj procedure".
Ata akuzojnë ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku se nisma e saj është e kotë pasi proceset e skanimit janë bërë edhe më parë.
Nihat Dragoti, Instituti për Ruajtjen e Natyrës Shqiptare: "Skanime të tilla janë bërë edhe më përpara. Jemi të zhgënjyer dhe nuk besoj të ketë ndonjë rezultat".
Pezullimi i investimeve për ndërtimin e hidrocentraleve u kundërshtua nga biznesi duke i konsideruar të padrejta në një kohë që kontrata i kanë nënshkruar në bazë të gjitha ligjeve të shtetit shqiptar.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/interesat-e-fshehta-te-ballukut-pezullimin-e-hec-ve
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz