Në një intervistë për ReportTv Ilirjan Deliu i cili kur ishte 22 vjeç humbi 5 prestarë të familjes kujton se si mundi t'i shpëtojë vdekjes 10 metra larg flakëve të punishtes famëkeqe.
"Ishte ora 12 pa 5 isha në baçe, filloi një flakë e tmerrshme. Punë minutash na kanë shpërndarë nga shtëpia, që mori flakë, Nipi ngeli aty, babai me mamin i çuan në Itali, ishte djegia mbi 80%.
Ne këtu para 2008-ës, kullonim lopët..në 2008 sollën makineritë.
Mami, babi, vëllai punonin këtu, që nuk jeton sot asnjëri prej tyre. Lodhja ishte në maksimum. Vetëm kam punuar mbasdite, vija ndihmoja prindërit. Kishte edhe ushtarakë, teknologjia zero, shkarko me fadromë me kamion, si të ishin gurë jo predha e barut.
Më parë kanë qenë pemë dhe plepa dhe një kapanon ushtrie dhe u lirua komplet zona.
Kush e solli municionin këtu në mes të fshatit? Nuk ka më drejtësi", tregon Deliu.