Përçarjet në BDI, krahu i “luftës” mund të shkëputet

2019-03-15 0

Krahu i luftës në BDI kërkon llogari nga subjekti për shkrirjen e Sekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në ministri. Ish nënkryetari i Kuvendit dhe zyrtar i BDI-së, Rafiz Aliti deklaron se në parti nuk është diskutuar asgjë sa i përket shpërbërjes së sekretariatit. Aliti shton se nuk janë kundër krijimit të ministrisë së re por sipas tij nevojiten konsulta thelbësore brenda-partiake.