Rritet cmimi i naftes ne te gjithe karburantet

2019-03-15 6

?Çmimi i hidrokarbureve është rritur në të gjitha pikat e karburanteve në Shqipëri. Një litër naftë tregtohet 5 lekë më shtrenjtë ndërsa benzina është rritur me 6 lekë.?

Të gjithë pikat e karburanteve kanë ndryshuar çmimet duke shtrenjtuar naftën dhe benzinën mesatarisht me 5 lekë për litër.

Dy ditë më parë nafta shitej me një çmim rreth vlerës 172 lekë litri, ndërsa tani vlera mesatare e një litri është 177 lekë. Benzina është 1 lekë për litër më e shtrenjtë.

Tregtarët e karburanteve thonë se shkaku kryesor i ndryshimit të çmimit është rritja e vlerës së një fuçie me naftë ?brent? në tregjet ndërkombëtare.

Në bursën e Londrës, një fuçi arriti të tregtohej sot me 67 dollarë, ndërsa më parë ka pasur një çmim më të ulët prej 64 dollarë. Tre muaj më parë çmimi i naftës në tregje u ul në 50 dollarë fuçia.

Të kontaktuar nga Televizioni Klan, tregtarët pranojnë se ka edhe një tërheqje të hedhjes në treg të prodhimit vendas për shkak të rënies së sasisë që përpunohet në Uzinën e Ballshit, çka jep efekte në rritjen e çmimit, pasi e gjithë lënda hidrokarbure vjen nga importi.

Shqipëria vijon të mbetet ndër shtetet me çmimin më të shtrenjtë të naftës në botë, ku për muajin Mars është në vendin e 20 për vlerën më të lartë të kësaj lënde.

Tv Klan