SHBA: Opozita te lejoje ata qe duan te punojne per te ardhmen e vendit

2019-03-15 1

Një ditë nga mbajtja e protestës se radhës së opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, selitë diplomatike në Tiranë kanë reaguar duke kërkuar shmangie të dhunës, çdo formë e të cilës konsiderohet e paligjshme.

Ambasada e amerikane doli serish me një deklarate të fortë. Ajo rithekson qëndrimin e saj se qeveria e parlamenti aktual janë legjitim dhe se zgjedhjet e vitit 2017, arsyeja pse opozita radikalizoi qëndrimin e saj dhe dogji mandatet, janë të njohura institucionet ndërkombëtare.

?Pavarësisht se protesta paqësore është një shtyllë themelore e demokracisë, nxitja apo kryerja e veprimeve të dhunshme, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës publike, janë të paligjshme. Ne i nxisim të gjithë aktorët e demokracisë shqiptare që të ushtrojnë vetëpërmbajtje në protestën e 16 marsit. Ambasada e Shteteve të Bashkuara i konsideron Qeverinë dhe Parlamentin aktual të Shqipërisë të zgjedhura në mënyrë legjitime nëpërmjet zgjedhjeve të vitit 2017, të njohura ndërkombëtarisht. Ne vlerësojmë punën e mirë që është bërë në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, si dhe përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka ende punë për të bërë.?

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tirane i kërkon opozitës, në veçanti deputetëve që lanë mandatet, që të lejojnë deputetet e rinj që të bëjnë punën e tyre, për të ardhmen e vendit.

?Ata ish anëtarë të Parlamentit të cilët vendosën të braktisin mandatet, hoqën dorë nga detyrimet e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë, duhet të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën e tyre. Ne mbështesim të gjithë ata që vazhdojnë të jenë të përfshirë në procesin demokratik në Parlament, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë të ecë përpara, drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.?

Në të njëjtën linjë ka reaguar dhe delegacioni i BE në Tiranë, i cili kërkon gjithashtu nga politika të angazhohet në dialog për kapërcimin e situatës.

?Ne vazhdojmë të mbështesim ata që janë të angazhuar në procesin demokratik në Parlament, gjithashtu në mbrojtjen e interesave të popullsisë shqiptare që dëshiron të vazhdojë të ecë drejt BE-së. Që prej qershorit të kaluar është bërë progres, veçanërisht në reformën në drejtësi, si dhe në luftën kundër krimit të organizuar, por ka ende shumë punë për të bërë në tre muajt e ardhshëm.

Tani është shumë urgjente që të kapërcehet situata politike aktuale duke krijuar një platformë kombëtare për dialog ndërmjet të gjitha palëve të interesuara, edhe duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme lokale të qershorit. Shqipëria ka nevojë për një dialog ndërpartiak për reformat më urgjente, duke përfshirë reformimin e kuadrit ligjor zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR-it.?

Delegacioni i Bashkimit Europian rithekson rëndësinë e të drejtës themelore të të gjithë qytetarëve shqiptarë për të demonstruar, si një shtyllë qendrore në çdo shoqëri demokratike, por thotë se ajo duhet ushtruar në mënyrë paqësore, pa përdorur dhunë, pasi asnjë formë e nxi...