Stop-Pallati i Kulturës Kamëz, fizioterapistja punon në bibliotekë?! (14.03.2019)

2019-03-15 2

Pallati i Kulturës në Kamëz është inauguruar në vitin 2013, por funksionoi deri në vitin 2015. Në janar të vitit 2016 specialistët u zëvendësuan me punonjës të pakualifikuar. Sot biblioteka pothuaj nuk hapet, ndërsa jashtë pallatit të kulturës të moshuarit luajnë domino, ndërsa artistë amatorë u bien veglave. Drejtori Baftjar Qera, pranon se punonjësja e bibliotekës është fizioterapiste dhe ai ka 4 punonjës në të gjithë institucionin.