Pa Gjurme- Skandali i policisë/ Zbulon rrëmbyesit e 12 vjeçarit dhe vendin ku u çua, dosja humbet

2019-03-15 2

Pjesa e dytë 14 Mars Pa Gjurme- Skandali i policisë/ Zbulon rrëmbyesit e 12 vjeçarit dhe vendin ku u çua, dosja humbet pa gjurmë
Sot ai është 35 vjec. Ishte ende një i mitur kur u rrëmbye në sy të shokëve dhe stafit pedagogjik nga përtej kangjellave të shkollës. 12 vjecar asokohe doli që në mëngjes nga shtëpia kur u nis për në shkollë. I tha motrës se atë ditë pas shkolle do të ikte në dyqan dhe më pas do të kthehej në shtëpi.

Doli ditën që kishte ditëlindjen, këtë 5 prill do të festonte 35 vjetorin. Që nga ajo ditë Xhevair Gezdari nuk do të mundte dot të festonte ditëlindjet e tij bashkë me familjen. Në orën 10 të mëngjesit kur ai ishte shumë pranë shkollës, kur ishte ora e pushimit dhe për pak duhej të futej në klasë ai nuk mbërriti kurrë. 20-metra nga shkolla Xhevairi u rrëmbye nga njerëz të pa njohur.

Kur e motra Avi kthehet nga shkolla dhe pyet nënën se ku ndodhej Xhevairi ajo i pohon se ndoshta po luante me shokët, duke mos ditur asgjë mbi atë që kishte ndodhur. Kaluan 24 orë nga ajo ngjarje dhe asgjë nuk u mësua për fatin e 12 vjecarit. As nga shokët e klasës, as nga vetë mësuesja Miranda. I ati i Xhevairit denoncon humbjen në polici. Që nga ajo ditë, kaluan vite pas kësaj dhe asgjë nuk dihet për fatin e Xhevairit.