Pas 8 vjetësh, autostrada Tiranë-Elbasan është e kalueshme plotësisht. Kilometrat që lidhnin Ibën me tunelin e Krrabës kanë përfunduar për pjesën e rrugës që lidh kryeqytetin me Elbasanin?.
Pas hapjes së tunelit në vitin 2013, ecuria e punimeve në këtë segment ishte e ngadaltë, duke bërë fillimisht që gjysma e rrugës për lotin e parë nga rrethrrotullimi i TEG-ut deri në Ibë, të mbeste në mes për shkak të rrëshqitjeve dhe rishkrimit të projektit të rrugës.
Në 2017 edhe kjo korsi u hap, por që pranverë të këtij viti e deri më sot, 4.5 kilometrat që lidhin zonën e fshatit Ibë me tunelin, nuk po përfundonin.
?Kjo pjesë e segmentit të rrugës së re Tiranë-Elbasan qëndroi e mbyllur për vite me radhë, problemi kryesor ishte ndryshimi i projektit për shkak të rrëshqitjeve dhe gjetja e financimit për të përfunduar rrugën. Tashmë edhe korsia tjetër që lidh Elbasanin me Tiranën do të hapet në muajin Maj.?
Autostrada është e kalueshme për automjetet vetëm korsia me sensin Tiranë-Elbasan, në kahun tjetër të rrugës vazhdojnë punimet edhe për 2 kilometrat e mbetura. Megjithatë automjetet mund të udhëtojnë në të dy drejtimet përmes rrugës së re, por pa pasur gjerësinë e plotë të saj.
Me hapjen e segmentit të fundit koha mesatare për të udhëtuar nga kryeqyteti për në Elbasan është 30 minuta, duke shmangur njëherë e mirë aksin e malor dhe të amortizuar të Qafës së Krrabës.
Deri më sot buxhetit të shtetit i kanë kushtuar 32 kilometrat e kësaj rruge 400 milionë dollarë. Fonde, të cilat janë shtuar në vite për shkak të problemeve të rrëshqitjes, që u hasën gjatë ndërtimit të autostradës.
Tv Klan