Mbërrin në portin e Durrësit nëndetësja turke.
Në bazë të bashkëpunimit të ushtrive të vendit tonë dhe asaj turke sot mbërriti në portin detar të Durrësit nëndetësja TCG GUR-357 me flamur turk.
Ajo do të qëndrojë në portin e Durrësit deri me datën 18 mars.
Nëndetësja është e llojit konvencional dhe në bordin e saj janë të vendosura armatime që bëjnë pjesë në arsenalin e NATOS.
Ajo është e gjatë 62 m dhe e gjerë 6,2 m.Peshon 1400 ton dhe ka një ekuipazh të përbërë nga 45 marinarë.
Në port ajo u prit nga atasheu ushtarak turk Sakir Cumhur Somer si dhe nga përfaqësues të ushtrisë shqiptare.
Gjatë ditëve të qëndrimit në Durrës nëndetësja do të vizitohet nga personalitete të qeverisë si dhe të pushtetit vendor ndërsa ekuipazhi do të kryejë vizita në qytetin e Durrësit dhe të Krujës.