Tre rrëfime, tre fëmijë dhe ngjarja e Gërdecit u trajtuan në Top Story. Përmes personazheve dhe intervistave ekskluzive, për herë të pare u pasqyruan pasojat e mëdha që ka lënë shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve.
Një fshat i rindërtuar me vila të larta dhe kujtimi i një tragjedie që ndihet në çdo rrugicë dhe godinë. Fëmijë që iu këput jeta në moshën më të bukur, dhe të tjerë që nuk njohën dot as nënën e tyre. Jetë të shkatërruara dhe familje që ende jetojnë dramën e shpërthimit, që mori 26 jetë të pafajshme njerëzish dhe plagosi mbi 300 të tjerë. Shkaktarët e tragjedisë iu gëzohen miliardave dhe posteve, familjet jetojnë me dhimbjen e tragjedisë dhe mungesën e drejtësisë, janë këto të tjera detaje që sjell ky dokumentar.
Gjithashtu në këtë Top Story shfaqen pamje të patransmetuara më parë të fabrikës së demontimit ?AlbaDemil?, pak ditë para shpërthimit. Aty shihen fëmijë, gra, burra dhe të moshuar, të cilët punonin në kushte ç?njerëzore. Ishin pikërisht këto kushte të pasigurta, që më pas sollën tragjedinë në Gërdec. I gjithë procesi i demontimit të armëve ndiqej nga ushtarakët që shfaqen në këto pamje ekskluzive.