Report TV - Nano ik! Basha 'zihet ngushtë' para ptotestuesit në Dibër

2019-03-15 0

Lideri demokrat Lulzim Basha ishte dje në qarkun e Dibrës ku pati takime me qytetarë për t;i ftuar ata në protestën e 16 marsit kundër qeverisë, që do të zhvillohet para kryeministrisë.

Por njëri prej qytetarëve mbështetës së tij, duket se jeton vite pas, në kohën kur qeverinë e ka drejtuar Fatos Nano.

Më 16 do vimë në Tiranë, i japin 'besën' protestuesit. E menjëherë njëri prej tyre thërret: Nano ik!

Nuk i ka shpëtuar Bashës kjo frazë i cili është munduar të 'zgjojë' protestuesin duke i thënë se duhet të kërkojë largimin e kryeministrit Edi Rama. "Rama, jo Nano ik", i drejtohet Basha protestuesit.