Ora News - Shehi: Rama dhe Berisha rrënuan demokracinë

2019-03-15 0

#oranews
Ish-deputeti Dashamir Shehi i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, duke folur për kodin zgjedhor thotë se kryeministri Rama dhe ish-kreu i PD Sali Berisha rrënuan demokracinë, me kodin zgjedhor që miratuan.

Shehi: Basha pas çadrës e ka kuptuar se nëse nuk bën disa hapa të guximshëm përpara ka shumë pak hapësirë politike. Dhe unë e gjykoj se ka bërë një hap të madh për të ndryshuar sistemin, dalja e tij bashkë me ne nga parlamenti është hapi më i madh, sepse parlamenti është pjesë e sistemit. Duke anatemuar këtë situatë, duke dhënë hapësirë për një rrugë tjetër, ka bërë një hap të madh.

Ky është hap i madh, sepse deri më dje nuk e ka bërë asnjë. Basha e ka artikuluar, ka ardhur koha që të ndryshojmë kodin zgjedhor, sepse demokracia buron me zgjedhjet.

Ne, e kemi kuptuar se me këtë kod zgjedhor të deformuar, të bërë në emër të kryetarëve të partisë që ishin, Edi Rama, Berisha, e rrënuan demokracinë shqiptare. Këtu nuk janë bërë më zgjedhje, këtu janë zgjedhur kryetarët e partive. U bënë 10 vjet që qytetarët nuk zgjedhin më, votojnë një listë partie që është e mbyllur, që e merr vesh natën e fundit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shehi-rama-dhe-berisha-rrenuan-demokracine

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz