Pa Gjurme: Vdes emigranti, e ëma kërkon të vërtetën: Kunati gënjen, djalin mund ta kenë vrarë

2019-03-15 1

Pjesa e dytë dt 13 Mars Pa Gjurme: Vdes emigranti, e ema kerkon te verteten: Kunati genjen, djalin mund ta kene vrare
Misteri i një vdekje. Çfarë ndodhi me fatin e 37-vjeçarit nga Puka. Rigelsi ishte djali i vetëm mes dy vajzave në familjen Voçi. Në atë kohë nuk shkonte mirë me mësime, adolesht asokohe kërkon që të emigrojë në Greqi. Në vjeshtën e vitit 1998 ai bashkë më xhaxhain Jakun nisen nga mali ilegalisht drejt tokës Helene. Me të mbërritur shëndosh e mirë njoftojnë edhe familjen, ndërsa tashmë ishin vendosur në Selanik.

Xhaxha e nip kishin marrë një shtëpi me qera, po nisën të kishin debate pasi xhaxhai e detyronte të flinte tek shtëpitë e shokëve me të cilët ai punonte. Rigelsi komunikonte me familjen dhe këtë shqetësim të tij ia kishte tregaur vetëm të ëmës, pasi nuk donte që i ati të kishte konflikte me të vëllanë. Rigelsi nuk arriti të pajisej dot me dokumenta greke ndërsa më 24 dhjetor 2002 erdhi në shtëpi për të kaluar festat e fundvitit.

Qëndron 4-ditë dhe ikën sërisht për në Greqi.Në shkurt të vitit 2003 Rigelsi parandjen dicka. Ai u thotë familjes se kishte parë një ëndërr të keqe. Në mars ai flet me të motren Aurora, por xhaxhai ia merr telefonin nga duart dhe i thotë të mbesës së Rigelsi ishte i sëmurë. Rrugës për në spital djali bie në koma. Dy ditë më pas halla e tij Pranvera mëson se nipi ishte në spital dhe se ndodhej në koma. I ati Ndue udhëton me urgjencë drejt Athinës. Atje i tregojnë se i biri kishte qenë duke pirë kafe me disa shokë në momentin, dhe se dikush e kishte marrë në telefon. Pas kësaj ai niset për të marrë mikun e tij ndërsa nuk dihet sesi ka ndodhur kur gjatë rrugës me motor Rigelsi pëson aksident.

Rigelsi dëmtohet rëndë kurse miku i tij bashkë me xhaxhain Altin dhe Frrok Gjokaza shpëtojnë. Rigelsi qëndron 9-ditë ne koma, por 37 vjeçari nuk i shpëtoi dot vdekjes. Mjekët i heqin aparaturat që e mbanin në jetë ndërsa ai mbylli sytë përgjithmonë më 5-prill të vitit 2003. Sot pas afro 6 vite nga ajo ngjarje familjarët kanë ngritur dyshimet lidhur me vdekjen e të riut. Ata nuk e besojnë se ai ndërroi jetë pas një aksidenti.Ata kërkojnë të zgjojnë një të vërtetë mbi atë se cfarë e coi 37 vjecarin drejt vdekjes fatale?.