Çuçi: 1 milion euro fond për fermën e Universitetit Bujqësor - News, Lajme - Vizion Plus

2019-03-15 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministria e Bujqëisë do ti japë nga buxheti i saj, një fond prej 1 milion euro Universitetit Bujqësorë të Tiranës.Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Cuci ka bërë me dije se fondi do të përdoret për krijimin e një ferme 135 ha, që do të jetë në dispozicion për studentët e këtij universiteti.?Një ditë pas nisjes së punës në administratën publike të 871 studentëve ekselentë, nga të cilët 31do të jenë pjesë e Ministrisë së Bujqësisë, kemi sot për të ndarë bashkarisht një tjetër zhvillim pozitiv në kuadër të angazhimeve që kemi marrë për Paktin e Universitetit.Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam vendimin për ti kaluar Univeristetit Bujqësor të Tiranës fondin prej 1 milion euro për financimin e fermës eksperimentale, didaktike të këtij Universiteti. Ferma me sipërfaqe 135 hektarë është një sipërmarrje që bëhet për herë të parë në vendin tonë.?Vendimi është marrë në mbledhjen e radhës së qeverisë dhe është pjesë e paketës së ndihmës për studentët, të cilët protestuan për afro dy muaj duke paraqitur nje sere kerkesash.