Report TV -Festivali i Teatrit i 10-të Shkollave të Mesme të Tiranës

2019-03-15 3

Festivali i Teatrit për Shkollat e Mesme, TK-RIN ART 2019, rikthehet në edicionin e dytë tek ArTurbina. Gjimnazistët e dhjetë shkollave në Tiranë, do të ngjisin në skenën e teatrit shfaqje, si ?Loja e dashurisë dhe rastësisë?, ?Shtëpi kukulle?, ?Testamenti?, ?Përtej horizontit? edhe të tjera, nën udhëheqjen e regjisorëve të rinj. Festivali u jep mundësinë, të gjithë të rinjve, që kanë talent dhe dëshirë për t?u marrë me art, që t?i zhvillojnë më tej njohuritë e tyre. Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, mirëpret gjimnazistët, duke u uruar mirëseardhjen në teatër

?Mendojmë që pas Festivalit në shtator, të nisim me konceptin e studios eksperimentale. Kjo do të thotë që ne të krijojmë skena paralele me artistë, që do të bëhen pjesë e teatrit, paralelisht me artistët profesionistë në skenë?, shprehet Hervin Çuli.

E pranishme ishte edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila e konsideroi këtë projekt shumë të mirë për identifikimin e elementëve të talentuar

?Është shumë kënaqësi që shikoj brezin e ri, që ka një lloj entuziazmi, që vjen nga arti dhe kultura. Është një mundësi shumë e mirë që Ministria e Kulturës ka nisur këtë punë?, thotë Elva Margariti.

Ndërsa, gjimnazistët ndanë mes tyre eksperiencën e fituar gjatë këtij udhëtimi

?Jemi shumë të kënaqur për këtë iniciativë, që ne na jep mundësinë për të zhvilluar më shumë pasionin tonë për teatrin?, shprehen gjimnazistët.

Regjisorët e rinj që po punojnë në dhjetë shkolla të kryeqytetit, janë: Ledjan Gjeçi ? ?Arben Broci?, Algiona Aga ? ?Sami Frashëri?, Alba Shtembari ? ?Petro Nini Luarasi?, Deljana Topulli ? ?Aleks Buda?, Ledio Shehaj ? ?Andon Zako Çajupi?, Albi Dhima ? ?Qemal Stafa?, Françeska Hysi ? ?Ismail Qemali?, Marsel Greva ? ?Partizani?, Xhuliano Brisku ? ?Besnik Sykja?, Emiljano Bufazi ? ?Abdulla Keta?.

Festivali nis në datë 20 mars në skenën e ArTurbinës.