'Pyll pa derra nuk ka, por mjekët janë humanë, s'mund t'i dhunojmë' /Flasin qytetarët

2019-03-15 0

Sorollatjet e qytetarëve nëpër qendrat shëndetësore në kryeqytet ende nuk kanë marrë fund. Qytetarët ankohen për marrjen e shërbimit mjekësor me vonesë. Sipas tyre, mjekët i lënë të enden për ditë ose muaj dyerve të spitaleve.

?Vetëm sorollatje ka, asgjë tjetër. Do presim deri në një muaj, çfarë të them unë, do shkoj te private tani, ç?të bëj. Duhet të kesh xhepin plot këtu?, shprehen qytetarët

Por qytetarët, edhe pse kanë rezerva ndaj shërbimit të mjekëve në qendrat shëndetësore apo në QSUT, theksojnë se dhuna ndaj tyre është e patolerushme.

?Për mua është e drejtë protestave mjekëve. Kushdo që të jetë, mjekët janë humanë, për të shëruar njerëzit. Nuk është e drejtë të dhunohen, edhe pse pyll pa derra nuk ka. Të vesh dorë ndaj mjekëve nuk duhet, por që dhe mjekët duhet të sillen mirë", shprehen qytetarët.

Mjekët e QSUT, të spitalit të Durrësit dhe Shkodrës për dy ditë radhazi dolën në protestë duke apeluar për respekt ndaj punës që shpëton jetë. Marrë shkak nga rastet e dhunës së ushtruar ndaj tyre herë pas here, mjekët kërkojnë që të merren masa për shmangien e akteve të tilla, në mënyrë që të japin shërbim ndaj qytetarëve.