Kompetentët në Shutkë thonë se Mitko Çavkov është i sigurt dhe se nuk do të lejojnë asgjë ti ndodhë ish-Ministrit të Punëve të Brendshme, i cili prej mbrëmë është në paraburgim, për shkak të dyshimit se përgatitej të arratisej nga vendi. Familja e tij hedh poshtë një gjë të tillë dhe thotë se Çavkov është objekt i persekutimit politik.