Shqyrtimi publik i Listës zgjedhore, mbi 51 mijë kontrolle

2019-03-15 0

Është vërejtur interesim më i lartë i votuesve për kontrollimin e të dhënave të tyre në listën zgjedhore, në krahasim me ciklet e kaluara. Nga Qendra për liri ?Civil? vlerësojnë se Regjistri qendror i popullsisë, ligji për të cilin është në procedurë parlamentare, do ta ndihmojë përditësimin e listës zgjedhore. Megjithatë Xhabir Deralla vlerëson se gjendja e listës zgjedhore edhe më tej është problematike. Ai kërkon që në përpilimin e Regjistrit të bëhet kujdes në ruajtjen e të dhënave personale të qytetarëve. Alsat kujton skandalet më të mëdha me të dhënat kontestuese të listës zgjedhore të cilat morën jehonë në vitin 2016.