Opera ?La boheme? e kompozitorit Giacomo Puçini-t ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve. Një produksion i ri, përgjatë katër netëve, vjen nën regjinë e Ada Gurrës. Në qendër të operës është një histori dashurie, janë ëndrrat dhe fantazitë, gjatë adoleshencës, por edhe kalimi drejt pjekurisë që nga çdokush përjetohet, si një kapërcim i dhimbshëm. Si rrallëherë në këtë produksion, që shënon edhe të parin për këtë sezon në Teatrin e Operës, vëmendja kryesore është tek angazhimi i artistëve edhe i krijuesve të rinj. Vet drejtoresha e këtij institucioni, Zana Çela, e konsideron këtë premierë, si produksionin e artistëve të rinj shqiptarë, të cilët në tre vitet e fundit të TKOB-së, janë bërë pjesë e skenën më të madhe artistike në vend.
Zana Çela: ?Lindja e këtij produkesioni të ri, është nj proces rigjenereues për TKOB. Ka momente gëzimi, por edhe shumë dyshim, nëse do ja dalim që të realizojmë me sukses produksionin e radhës. Është një proces krijues, jo vetëm në rolin e artistëve, por edhe për stafin e prodhimit. Kjo premierë i është besuar një stafi të ri?.
Regjisorja Ada Gurra edhe artistët pjesëmarrës, e konsiderojnë këtë realizim, si më të rëndësishmin deri më tani në jetën e tyre
Gurra: ?Shpresoj shumë që t?ua shpërblej të gjithë këtë besim me një shfaqje në nivel të lartë. Me të gjithë solistët, kësaj here kam bërë të pamundurën, që të nxjerrë prej tyre cilësitë më të mira që ata kanë?.
Ndërsa, artistët me emër tanimë, si Eva Golemi, Armaldo Kllogjeri dhe Armando Likaj, janë ata që do të shoqërojnë gjatë këtyre mbrëmjeve artistët e rinj
Opera do të në datat 16, 17, 18 dhe 19 mars në Pallatin e Kongreseve. Orkestra do të dirigjohet në katër netët nga dirigjenti italian Lorenzo Tazzieri. Skenografia është realizuar nga Renold Sula. 5 trupa artistike dhe mbi 200 artistë pjesëmarrës do t?i bashkohen operës. 20 fëmijë nga koret e shkollave të Tiranës i janë bashkuar projektit në kuadër të projektit ?Edukimit përmes artit?.