Filli dyngjyrësh që vendoset në 1 ose 13 mars është një prej simboleve më përfaqësuese të ditës së verës. Verorja, ose sicc njihet ndryshe edhe si verojka, sipas fjalorit të gjuhës së sotme shqipe është një lloj byzylyku i përgatitur me fije të kuqe e të bardha që ua lidhnin fëmijëve në duar apo në qafë në Ditën e Verës.
Cikli i festave të pranverës, i cili bie më 1 mars - sipas kalendarit të vjetër ose më 14 mars-sipas kalendarit të ri, festohet në të njëjtën ditë si te shqiptarët, maqedonasit ashtu edhe te popujt e tjerë të Ballkanit e më gjerë.
?Verorja klasike? që u vihej të vegjëlve "për shëndet" në festat pranverore ka qenë praktikuar nga shqiptarët, grekët, maqedonasit, bullgarët, rumunët por edhe nga turqit e Maqedonisë.
Për popujt e Ballkanit sot verorja është para se gjithash traditë dhe një urim simbolik për shëndet dhe fat të mirë. Por dikur veroren e kanë konsideruar si amulet i cili mbron njerëzit, bagëtinë dhe shtëpinë nga ?fuqitë e këqija? të dimrit.