BOOM - 12 mars 2019 - Komuna në Kuçovë jep me qira një fshat të tërë, fut fermerët në konflikt

2019-03-15 5

#oranews #boom
Hije të forta dyshimi ngrihen mbi ankandin për dhënie me qira të tokave në fshatin Goraj të ish-komunës Perondi në Kuçovë në vitin 2012 , i cili ka futur në konflikt një fshat të tërë.

Një person i panjohur në këtë zonë është shpallur fitues për tokat me qira për 99 vjet, ku 7 vite më pas Njësia Administrative Perondi përmes një shkrese zyrtare deklaron se për të nuk disponon asnjë dokument njoftimi nga Agjencia e Prokurimit Publik.

Banorët, të cilët janë shpallur fitues në ankandin e dytë për të njëjtën sipërfaqe, e për të cilin është bërë edhe shpallja e njoftimit publik, konform rregullave, denoncojnë në "BOOM":
Banorja: Kam fituar tokat 99 vjet me ankandin dhe jam në kontradita shumë të mëdha, tokat mi ka marrë një person tjetër që nuk e dimë se nga është.

Banori: Këtë tokë 54 dynym e kemi marrë si fis i Luzanjakëve ,edhe aty u nda. Unë mbolla ullinj 200 rrënjë .Këta të tjerët thanë si vëllezër po e mban dot, mbaje. Kam mbjellë gati 1200 rrënjë ullinj. Kur e kam marrë me ankand unë ishte bordi, ka qenë kryeplaku ynë i fshatit, Sefer Domi edhe ka thënë: ?Keni konflikte, se po patët konflikte, kjo tokë nuk jepet ?. Jo, tha ai, nuk ka konflikt. E morëm dhe siç e shikoni tani këtu me firmë e me gjithçka. Kur kam bërë atë , ishin 500 vetë.

Pastaj, pas dy-tre muajsh vajta për të lidhur kontratën, nuk vjen nesër tha ai se ashtu më doli një punë. Iku dhe nuk u duk më, për 4 muaj e kam kapur. Kemi konflikt sot e kësaj dite . 8 vite ky muhabet. Ky ulli ka 20 vjet që është mbjellë. Kam qenë emigrant. Tërë pasurinë time e kam hedhur tek ata ullinj. Rexhep Hajdëri ka bërë një krim të madh në Goraj që në asnjë vend të Republikës të Shqipërisë nuk bëhet, ish-kryetari i komunës. I kam dhënë 40 hektarë tha, jo 60 hektarë. Këtë e ka bërë Enveri tha me shokët e tij.Enveri ishte agronom.

Banori: E kemi shfrytëzuar këtë tokë, e kemi mbjellë pemtari. I thamë kryetarit të komunës atëherë që ne e kemi pronë babai, e kemi marrë edhe nga Arkivi Qendror, njihet si prona jonë. Ai tha që ta gëzoni. Kur erdhi problemi i këtij personit të panjohur, që nuk është banor i fshatit, nuk e njohim. Iu lidh kontrata atij për 99 vjet . Urdhri i qeverisë, siç kemi dëgjuar, i asaj kohe të ish- kryeministrit Sali Berisha ishte të shpallej njëherë ankandi një muaj para, në qoftë se tokat ishin me ish-pronarë, duhej të pyeteshin ata.

Banori: Rexhep Hajdari, ish-kryetari i komunës, e ka shitur një fshat të gjithë. Komplet fshati është në konflikt me tokat.

Prej 8 vjetësh këta banorë ndeshen me kërcënime për të shfrytëzuar këto toka. Ata deklarojnë se gjatë vitit 2018 ju kanë dëmtuar pemtarinë, disave ja u kanë djegur e disa të tjerëve prerë.

Gazetari: 150 familje rrezikojnë tokat e tyre të cilat janë të mbjella me vreshta, ullinj apo me kultura të tjera .

Banori: Rreth datës 18 a 20 gusht na janë djegur gati 600 rrënjë ullinj , vetëm ne të dy si djem xhaxhallarësh në këtë parcelë që po flasim këtu .Jemi detyruar ta mbajmë pastër, ta ruajmë, ta mirëm...