http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i PD, Lulzim Basha ka qenë këtë të martë në Urën Vajgurore ku është takuar me përfaqësues të biznesit të vogël, i cili është në gjendje kolapsi ekonomik për shkak të taksave të larta, çmimit të lartë të naftës dhe energjisë.Në fjalën e tij kryedemokrati është shprehur se Gjendja në Urën Vajgurore përfaqëson gjendjen e biznesit në të gjithë Shqipërinë.?Gjendja në Urën Vajgurore përfaqëson gjendjen e biznesit në të gjithë Shqipërinë. Qeveria nuk ka kthyer as 1/10 e taksave që ka marrë tek njerëzit dhe ekonomia. Investimet publike janë në krizë totale, subvencionet për fermerët janë zero. Mbështetja me investime infrastruktorore për uljen e kostos së prodhimit, duke ulur koston e transportit janë në rekordet më të ulkëta historike të 28 viteve. Kurrë nuk është investuar më pak se tani për rrugë, kanalizime, ujësjellës, energji apo për teknologjinë e informacionit. Ku kanë shkuar këto para? Ku kanë shkuar 1.9 miliard euro taksa më shumë që u ka marrë qytetarëve? Ku kanë shkuar qindra milionë euro më shumë që mblidhen çdo muaj vetëm nga 300 lekeshi që ka vendosurmbi karburantin e ashtuquajtur taksë e qarkullimit. Këto para shkojnë në duart e 5 personave. Ata njerëz kanë fituar PPP, koncesione dhe gara të dyshimta me kompani të regjistruara brenda natës. Mbrëmë ka regjistruar kompaninë, sot fitojnë 20 milionë euro. Këto para ua marrin pikë pikë qytetarëve dhe biznesit.?