Kryeministri Edi Rama i është rikthyer përplasjes së një ditë më parë mes banorëve të një ndërtimi në afërsi të gjimnazit ?Petro Nini Luarasi? dhe përmbaruesve që ekzekutonin vendimin e formës së prerë të gjykatës që i jepte të drejtën e pronësisë një tjetër familjeje. Në përgjigje të një komentueseje në rrjetet sociale, Rama shpjegon se qeveria nuk mund të ndërhyjë për të ndryshuar vendimet e gjykatave qofshin ato të drejta apo abuzive.
Ashtu si ministri i Brendshëm, kryeministri, pranon se sjellja e policisë nuk ishte dinjitoze për këtë arsye u shkarkua nga detyra dhe drejtuesi i policisë së kryeqytetit.
Kryeministri akuzon mediat se kanë ndikuar në dizinformimin e publikut për këtë çështje.
Komunikimin në rrjetet socialiste e vlerëson si pjese të punës se tij dhe detyrimit për të sqaruar qytetarët.
?Kur mos më keni do me kujtoni po deri atëherë që do jetë shumë vonë do të vazhdojmë të komunikojmë".
Tv Klan