http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur edhe njëherë vendosmërinë e tij për mos heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe. Në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj ka thënë se bashkësia ndërkombëtare po i bën vendit presion të panevojshëm pasi në këtë rast Kosova është viktimë.Shefi i qeverisë së Kosovës është shprehur ndër të tjera se platforma që u miratua në parlament është një zë që flet për unitetin e vendit si dhe gatishmërinë që ka shteti për dialog.Ndërkohë më herët gjatë ditës, presidenti serb Alexandër Vuçiç është shprehur me nota proteste dhe zemërimi duke e quajtur platformën për dialogun si të tmerrshme dhe shumë të keqe për Serbinë.