Report TV -PS mbledh 25 partitë aleate në takim, vendos riaktivizimin e koalicionit të majtë

2019-03-15 1

Partia Socialiste ka mbledhur sot 25 partia aleate, të cilat kanë pranuar të riaktivizojnë koalicionin për zgjedhjet lokale.

Nga takimi i drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, u analizua situata politike në vend, dhe aleatët dolën me një deklaratë të përbashkët për shtyp.

?Braktisja nga një grup deputetësh të PD dhe LSI të Kuvendit, të tempullit të demokracisë institucionale, synon të dëmtojë rëndë interesat tona kombëtare dhe strategjike në favor të interesave të ngushta të karrierës personale dhe llogarive partiake.

Retorika dhe përdorimi i dhunës prej PD dhe LSI për qëllime politike tenton destabilizimin e vendit dhe kaosin shoqëror, duke na kthyer shumë vjet mbrapa, në të kaluarën me ngjarje të rënda të viteve ?97 e ?98?.

Aleatët mbështesin kryeministrin Rama për të votuar reformën zgjedhore me opozitën e re.

?Mbështesim ndryshimet e propozuara të Kodit Zgjedhor dhe thellimin e këtyre ndryshimeve për të garantuar depolitizim të plotë të të gjithë Administratës Zgjedhore, pjesëmarrjen e emigrantëve në proceset zgjedhore dhe përdorimin e teknologjisë për numërimin elektronik të votave në një projekt pilot qysh në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.

Angazhohemi për të ndërtuar një platformë të përbashkët për një koalicion funksional dhe fitues të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore?.

Në fund të deklaratës, u bëhet thirrje partive politike të të gjithë spektrit pluralist në vend të regjistrohen si pjesëmarrëse në zgjedhje pranë KQZ-së brenda afateve sipas Kodit Zgjedhor.