#oranews #koalicioniimajte
Partia Socialiste ka mbledhur në një tryezë partita aleate për të diskutuar për situatën politike, ku opozita ka djegur mandatet.
PS dhe aleatët e saj kanë dalë me një deklaratë, duke thënë se vendimi i opozitës synon të dëmtojë rëndë interesat tona kombëtare dhe strategjike në favor të interesave të ngushta të karrierës personale dhe llogarive partiake.
26 partitë e majta thonë retorika dhe përdorimi i dhunës prej PD dhe LSI për qëllime politike tenton destabilizimin e vendit dhe kaosin shoqëror, duke e kthyer vendin ne 1997.
Deklarata e PS dhe partive aleate
1. Braktisja nga një grup deputetësh të PD dhe LSI të Kuvendit, të tempullit të demokracisë institucionale, synon të dëmtojë rëndë interesat tona kombëtare dhe strategjike në favor të interesave të ngushta të karrierës personale dhe llogarive partiake.
2. Retorika dhe përdorimi i dhunës prej PD dhe LSI për qëllime politike tenton destabilizimin e vendit dhe kaosin shoqëror, duke na kthyer shumë vjet mbrapa, në të kaluarën me ngjarje të rënda të viteve ?97 e ?98.
3. Mbështesim ndryshimet e propozuara të Kodit Zgjedhor dhe thellimin e këtyre ndryshimeve për të garantuar depolitizim të plotë të të gjithë Administratës Zgjedhore, pjesëmarrjen e emigrantëve në proceset zgjedhore dhe përdorimin e teknologjisë për numërimin elektronik të votave në një projekt pilot qysh në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.
4. Angazhohemi për të ndërtuar një platformë të përbashkët për një koalicion funksional dhe fitues të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.
5. I bëjmë thirrje partive politike të të gjithë spektrit pluralist në vend të respektojnë afatet e regjistrimit në KQZ sipas Kodit Zgjedhor.
Partia Socialiste
Partia Social Demokrate
Partia Demokracia Sociale
Aleanca Popullore
Partia Socialiste e Moderuar
Aleanca Demokratike
Partia e Gjelbër
Partia e Unitetit Kombëtar
Partia G99
Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet
Partia Ardhmëria Shqiptare
Partia Për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve
Partia Socialpunëtore e Shqipërisë
Partia e Reformve Demokratike Shqiptare
Partia e të Drejtave të Mohuara
Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane
Partia e Punës së Shqipërisë
Partia Komuniste e Shqipërisë ? 8 Nëntori
Partia Demokratike për Integrim dhe Prosperitet
Partia Kristiandemokrate
Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare
Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen
Partia e Çështjeve Shqiptare
Partia Demokracia e Re Europiane
Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve
Partia Fronti i Majtë
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ps-dhe-aleatet-pd-dhe-lsi-po-na-kthejne-ne-97
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora N...