http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Bashkia e Tiranës duket e vendosur për të realizuar objektivin e saj që brenda 5 vitë të oforjë ujë për nderprerje për kryeqytetin.Falë një investimi me BERZH, shoqëria e ujsjellës kanalizimeve Tiranë ka nisur përmirësimin e rrjetit duke dyfishuar kapacitetin e Bovillës.?Në një kohë rekord kemi avancuar me dyfishimin e kapacitetit të Bovillës, kështu që Tirana ka nisur kronometrin për premtimin tonë për 24 orë ujë në 5 vjet. Fillimisht, duke zgjeruar tubacionin dhe sasinë e filtrimit, pastaj me të gjitha linjat e dedikuara.Për sa kohë energjia ishte e lirë dhe e vidhnin të gjithë, kush donte t?ia dinte për eficencë energjie? Tani që paguhet, sigurisht që fillon e i bën llogaritë ndryshe. Në momentin që linjat e ujësjellësit të Tiranës ishin si kulluese makaronash, kush donte t?ia dinte në ka apo jo ujë Bovilla? Por, në momentin që uji paguhet dhe ne shkojmë nga një situatë ku uji paguhej 30%, në një situatë ku Tirana paguan ujin 98.5%, tregojmë se ku ka vullnet, ka rrugëzgjidhje; me pak disiplinim, secili mendon edhe për faturën e ujit, edhe për faturën e dritave?.Por Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të financojë një shumë prej 9 milion euro për Shqipërinë edhe për përmirsimin e eficensës së energjisë në banesa.?Kemi sot tre mijë pallate, të cilat fillimisht kanë kaluar procesin e tyre, një ushtrim demokratik, ku kanë zgjedhur të parin e fshatit ose të parin e pallatit të tyre. Do të thotë se kanë zgjedhur një administrator, pra është krijuar një asamble, dhe kanë autorizuar dikë si zyrtarin që përfaqëson pallatin me palët e treta. Pra, mund të vijë në bashki për të kërkuar një grant për të riparuar pallatin e tyre. Ne kemi disa dhjetëra pallate me histori shumë të suksesshme?, tha Veliaj.Programi i Berzhit u mundëson financim kredimarrësve për përmirësimin e efiçencës energjitike në banesa, nëpërmjet një rrjeti institucionesh financiare lokale. Gjithesej jane afro 85 milione euro për rajonin e Ballkanit Perëndimor.