Report TV -Historia e truallit tek 'Petro Nini' 80-vite konflikte

2019-03-15 5

Familja Llapaj dhe Dervishi pjesëtarë të familjeve tek ?Petro Nini? të cilët u përplasën një ditë më parë me përmbarimin dhe policinë kanë depozituar këtë të martë kallëzim penal në prokurori.Luan Llapaj përfaqësuesi i një prej familjeve ka shpjeguar për ReportTv kalvarin e procesit gjyqësorë të pronës sekuestruar në 1939 dhe kontratës për ndërtimin e pallatit në 2015 që i ka futur ata në konflikt gjyqësorë me kompaninë ?Vega?.

Luani shpjegon se kjo pronë sot i është marrë atyre me dokumente dhe ata qëndrojnë vetëm pasi katin e dytë dhe të tretë e kanë në proces legalizimi. E ndërsa Sipas Luanit në këtë situatë ku ka përfunduar përplasja e tyre me firmën duhet të ndërhyjë shteti pasi po vidhen 10 mijë metra tokë. Ndalur tek oferta e Bashkisë Tiranë për të kaluar në banesa sociale ai dhe Blerta Dervishi thonë se bashkia duhet të njihet me rastin pasi ata nuk kërkojnë strehim social por pronën e tyre.

Aktualisht ky proces ndodhet në gjykatën e lartë ku pjesëtarët e familjeve që preken kërkon pezullimin e ekzekutimit të vendimit të përmbarimit. ReportTv është interesuar pranë gjykatës së Lartë dhe kjo kërkesë është në pritje të shqyrtimit. Në vitin 2013 Gjykata e Tiranës u jep të drejtë shtetasve Aleksandër dhe Ilir Gravoci të fitojnë lirimin e banesave nga familjet Llapaj dhe Dervishi. Ky vendin është lënë në fuqi dhe me 1 dhjetor 2014 nga gjykata e apelit Tiranë.Me faktin se kanë marrë dijeni për legalizimin e banesë përkatësisht katit të dytë e të tretë Llapaj dhe Dervishi i janë drejtuar gjykatës së apelit për rishikim të vendimit të vitit 2014 që i detyronte ata në formë te prerë të lironin banesën.

Por më 30 Janar 2019 me trupën gjykuese të përbërë nga Asim Vokshi, Gramoz Levanaj dhe Fatri Islamaj kërkesa e tyre për rishikim vendimi nuk pranohet.Po ashtu këtë të martë pjesëtarët e katër familjeve tek ?Petro Nini" kërkojnë nga gjykata e Lartë shqyrtimin me përparësi të kërkesës për pezullim të ekzekutimit të vendimit të studios përmbarimore.