Ora News - Mungon avokati, shtyhet pretenca për Klement Balilin

2019-03-15 1

#oranews

Mungesa e avokatit mbrojtës ka dështuar seancën ndaj Kelment Balilit të njohur ndryshe si ?Eskobari i Ballkanit?. Këtë here pritej që prokuroria të lexonte konkluzinet përfundimtarë ku do të kërkonte edhe dënimin për të pandehurin. Seanca e radhës u la për në 26 mars.

Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur të dëgjojë konkluzionet e prokurorisë për Kelment Balilin, të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në këtë seancë pritet që prokuroria të paraqiste konkluzionet përfundimtare ku do të kërkohej edhe dënimi për të pandehurin pror kjo pritet të ndodhë më 26 mars.

Shkak i kësaj shtyrje është bërë mos paraqitja në sallën e vetë Balilit por dhe avokatit të tij Theodhori Sollaku. Ky i fundit ka njoftuar se është i sëmurë dhe ka raport mjekësor nga data 11 deri me 16 mars. Në këto kushte gjykata ka caktuar edhe një avokat kryesisht për këtë periudhë, i cili është Remzi Ponari .

Seanca pati interesimin edhe të një përfaqësuesit të ambasadës amerikane. Balili u vetëdorëzua më 17 janar ndërkohë që ishte shpallur në kërkim në maj të vitit 2016.

Në çelje të procesit gjyqësor ai kërkoi të procedohej me gjykim të shkurtuar duke pranuar aktet në gjendjen që janë , kërkesë që u pranua nga gjykata gjë që e bën përfitues të uljes së 1 te tretës së dënimit.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mungon-avokati-shtyhet-pretenca-klement-balilin

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange