Ekspozitë, Ndryshimi i Tiranës në 30 vjet - News, Lajme - Vizion Plus

2019-03-15 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ndryshimi i kryeqytetit shqiptare ne tre dekada prezantohet ne nje ekspozite te veçante ne galerinë FAB. Ne kujdesin e piktorit italian Eguenio Tibaldi dhe me pjesëmarrjen e 10 piktorëve të rinj shqiptarë, ekspozita sjell punime ne telajo dhe instalacione qe trajtojnë transformimin urban te Tiranës nga viti 1989 deri ne vitin 2019-te ."Në Tiranë unë shikoj një qytet që është i ndriçuar dhe me këtë nënkuptoj pjesën e qytetit të ri, dhe një tjetër pjesë jo shumë në dritë që unë do ta quaja qyteti informal, ai në zhvillim, por që mua më pëlqen ky i fundit, sepse është plot më energji. Më pëlqen struktura informale e shtëpive, njerëz që shesin në cep të rrugës edhe pse qyteti ofron qendra tregtare të mëdha dhe të mira. Tirana e re është një projekt i të ardhmes, por unë shikoj njerëz që duan të ruaj këtë lloj kulture."Pjesëmarrja e të rinjve ishte e nevojshme për këtë ekspozitë për të sjellë energjinë e re qe i duhet kryeqytetit, i cili është gjithmonë ne zhvillim.Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri ne datën 18 Mars.