#oranews
Ashtu siç ishte paralajmëruar Dita e Verës po vjen me reshje dëbore në veri e verilindje të vendit.
Në zonat malore të Dibrës dëbora shkon deri në 25 cm duke krijuar edhe vështirësi në lëvizjen e mjeteve
Lura, Kalaja e Dodës në Dibër, Ostreni e Martaneshi në Bulqizë dhe Xibra në Klos janë njësitë më problematike
Rruga nacionale Burrel ? Peshkopi, Peshkopi ? Kukës janë të kalueshme pa probleme. Ndërsa po punohet në rrugën Ura e Çerenecit ? Steblevë.
Dëborë ka edhe në zonat malore të Kukësit.
Por nëse do të shoqërohen me ngrica reshjet e dëborës mund të shkaktojnë problematika në bujqësi e pemtari pasi pemët frutore janë në fazën e lulzimit.
Në Dardhë, Voskopojë e Qafë të Qarrit është 5 cm ndërsa në zonat e thella malore të Korçës arrin deri në 10 cm.
Edhe pse korçarët janë të mësuar me dëborën, reshjet në pranverë ishin të papritura.
Moti i keq ka shkaktuar problematike edhe në lëvizje detare.
Në Portin e Vlorës Puna është pezulluar, ndërsa trageti drejt Italisë nuk do të niset gjatë pasdites, kur pritet përkeqësimi i situatës!
Në portin e Durrësit ndërkohë janë paralajmëruar të qëndrojnë në gatishmëri për çdo situatë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vjen-serish-dimri-rikthehet-bora-ne-korce
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz