#oranews
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ftoi qytetarët në protestën e ditës së shtunë, duke e cilësuar atë një protestë kombëtare për të shembur këtë regjim të krijuar.
Nga Korça, ku u takua me punonjës të biznesit fason, Basha tha se biznesi është në vështirësi ekonomike nga çmimi i lartë i naftës, çmimi i lartë i energjisë dhe taksat e larta.
Basha: Prandaj ka ardhur koha për një ndryshim të madh. T'i lidhim me njëra-tjetrën këto hallka të zinxhirit, se sot nuk janë të lidhura. Në tjetër botë jeton Edi Rama me ministrat e tij, në tjetër botë jetojnë shumica e shqiptarëve. Ai në qiell me chartera, në luks, shqiptarët nuk paguajnë dot biletën e autobusit. Gjithë paratë shkojnë për ushqim, pra për mbijetese. Që ti japim fund kësaj duhet të kthejmë të njëjtin raport mes qeverisë dhe qytetarit si në familje, mes prindërit dhe fëmijëve. Ju bëj thirrje ti bashkoheni protestës për të sjellë një ndryshim.
Basha premtoi ulje të çmimit të karburantit dhe energjisë elektrike pasi këto dy elemente po i rëndojnë kompanitë prodhuese, të cilat detyrohen të rrisin shpenzimet për produktet që tregtojnë, ose të ulin pagat e punonjësve. Qerversjen e Ramës e krahasoi me atë të një kryefamiljari pijanec.
"Sot shteti dhe qeveria sillen siç sillet një prind i keq, pijanes. I bën të gjithë rrogën alkool"
Është e papranueshme, sipas Bashës, që shqiptarët sot punojnë vetëm për të ngrënë, duke iu referuar raportit të EUROSTAT. Ndaj për këto dhe shumë probleme të tjera, Basha ftoi qytetarët që t?i bashkohen protestës në 16 mars, përpara kryeministrisë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-rama-jeton-ne-luks-qytetaret-nuk-paguajne-dot-bileten-e-autobusit
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz