Përplasja te 'Petro Nini'/ Spiropali: Jam e indinjuar, prandaj shkarkuam drejtorin e policisë

2019-03-15 0

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali duke komentuar pamjet nga përplasja mes policisë dhe banorëve te 'Petro Nini' shprehu keqardhjen. Ajo tha se policia nuk ishte në lartësinë e detyrës, prandaj u shkarkua drejtori i Policisë së Tiranës.

"Jam indinjuar dhe revoltuar nga pamjet që vijnë nga aty. Shpreh keqardhjen për familjet, që janë në marrëdhënie konfiktuale dhe kanë humbur gjyqin për pronat e tyre. Policia nuk duhet vetëm të zbatonte ligjin formalisht, por duhet të ishte në lartësinë morale të detyrës dhe të përfaqësonte publikun.

Aty nuk ka asnjë leje apo plan zhvillimi nga bashkia e Tiranës. Ai është një konflikt gjyqësor, aty nuk do të ndërtohet. E njoh mirë rastin se ime më ka lindur në njërën nga ato ndërtesa" tha ajo.