Report TV -Flet pronari i karburantit grabitur në Peqin

2019-03-15 0

Pronari Zija Hoxha u shpreh për Report Tv se autorët janë bashkëfshatarët e tij. "Duke u shërbyer klientëve deri nga ora 19:00, ndërsa si cdo natë rrimë në lokal dhe e hamë darkën poshtë. Në orën 22:00 e mbyll edhe karburantin dhe lokalin dhe ngjitem lart. Kur shkoj në dhomën e fjetjes shikoj sirtarin që ishte hapur, aty ku mbanim lekët.

Kisha 24.4 milionë lekë të vjetra. Do të paguaja faturat sot, pasi i kisha nga biznesi familjar. Shkova në polici, më pas erdhën dhe kryen veprimet. Kishin punuar me dorashka. Janë bashkëfshatarët e mi që e kanë kryer këtë punë me një grup prej 3-4 personash" deklaroi ai.

Free Traffic Exchange