Partitë shqiptare kunder takimit kunder takimit

2019-03-15 0

Mesazhi që Zaev deshi ta dërgojë me takimin e mbrëmshëm ku nuk ishin të ftuar subjektet politike shqiptare është që për çështjet e rëndësishme shtetërore, vendosin dy partitë më të mëdha maqedonase, thotë deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi.

"Mendoj se është diçka jo e mirë. Tendenca për t'u takuar liderët e partive më të mëdha maqedonase sepse porosia është e gabuar. Porosia është se çështjet me rëndësi jetike shtetërore janë çështje që kanë të bëjnë vetëm dy subjektet më të mëdha politike maqedonase. Paramendoni çfarë zhurme u ngrit kur subjektet politike shqiptare u takuan për t'i shqyrtuar çështjet me interes jetik të shqiptarëve. Mendoj se për çështjet të rëndësishme jetike shtetërore duhet të komunikohen të gjithë subjektet politike".

Që mbrëmë, kreu i Aleancës për Shqiptarët reagoi në Facebook. Shkroi se Zaev thërret takim me të gjithë liderët e partive shqiptare vetëm kur i duhen votat, e kur i duhet shteti, takohet vetëm me Mickoskin.

Edhe për Lëvizjen Besa është e papranueshme që shqiptarët mos të përfshihen në vendimmarrje për çështje kaq të rëndësishme për shtetin. Qëllimi i një takimi të tillë, sipas anëtarit të kryesisë, Arjanit Hoxha, janë që ta prishin kohezionin ndëretnik.

"Kur partitë politike shqiptare u takuan bashkë për të diskutuar vetëm për çështje etnike të shqiptarëve, të cilat u paraqitën në formë transparente para opinionit publik, u bë zhurmë shumë e madhe sa që eskaloi në retorikë politike të disa eksponentëve të lartë shtetërorë. Kur sot takohen dy liderë të partive politike maqedonase dhe diskutojnë për çështje që nuk janë interes etnik mes maqedonasve, por që janë interes i gjithë shtetit dhe i qytetarëve pothuajse askush nuk e bën problematike, aq më tepër që ky takim nuk ishte aspak transparent dhe sot ne nuk e dimë se çka është diskutuar në të".

Hoxha paralajmëroi se shumica nuk do ta ketë përkrahjen e partisë së tij, kurse apeloi që gabime të tilla të korrigjohen në kohë, që pushteti mos të ndeshet me situata si ajo me ndryshimet kushtetuese, kur rrezikohej që të bllokohej i gjithë procesi vetëm për shkak se opozita u përjashtua nga bisedimet.

E BDI nuk sheh asgjë kontestuese lidhur me takimin e mbrëmshëm. Nga partia e Ahmetit thonë se çdo parti e ka të drejtën të takohet me këdo. Edhe pse takimi u mbajt në godinën e Qeverisë, në BDI thonë se mbrëmë nuk ka pasur takim liderësh, por takim midis dy kryetarëve të partive politike.

"Dje nuk ka pasur takim liderësh si format veç më i etabluar i tre partive kryesore në vend, por takim mes dy kryetarëve të dy partive politike dhe është e drejtë e secilës parti politike të bëjë takime bilaterale me kë të vlerësojnë se duhet apo kanë nevojë të bisedojnë. Takime të shumta bilaterale me partitë politike kemi pasur edhe ne edhe parti të tjera dhe ato ndodhin dhe duhet të ndodhin rregullisht me qëllim të depolarizimit dhe deeskalimit të skenës politike në prag të zgjedhjeve presidenciale".

Kryeministri Zaev i cili u pyet një ditë më parë përse nuk ...