Rudina - Merita Halili: Vij ketu gjithmone me mall. Tirana me mungon shume! (11 mars 2019)

2019-03-15 3

www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Ajo është një prej emrave më të njohur dhe më të dashur të muzikës popullore shqiptare, veçanërisht kur bëhet fjalë për muzikën e Shqipërisë së Mesme.

Prej më shumë se 20 vitesh ajo është larguar me familjen e saj drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por megjithatë nuk është ndarë prej muzikës.

Bëhet fjalë për Merita Halilin, e cila ndër vite cilësohet si ?ambasadore? e muzikës tradicionale shqiptare në SHBA. E ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan, këngëtarja tregoi vështirësitë e fillimit në Amerikë, ndërkohë që tha se 6 muajt e parë të qëndrimit atje ?ka larë shtëpinë me lot?.

?Më merr malli shumë për Tiranën, atje më mungon jeta që mund të bëja këtu, atje jemi më të kufizuar. Në Shqipëri sikur një kafe të pish, dikush të jep një ide, të ?qan një hall?. Atje ka shumë fasadë, njerëzit nuk hyjnë në problemin tënd. Mbajnë distancë dhe janë të rezervuar. Unë kam shkuar në Amerikë përpara 23 vitesh dhe 6 muajt e parë kam ?larë shtëpinë me lot?.

Nuk po ambientohesha dot dhe aq më tepër që më erdhi në jetë edhe vajza e dytë. Isha mësuar me njerëz që më ndihmonin, atje isha vetëm. Që në fillim kur kam shkuar në Amerikë e kam filluar aktivitetin me muzikë dhe për vajzat kemi sakrifikuar shumë. Ndonjëherë i merrnim me vete në koncerte, derisa më në fund gjetëm një grua shqiptare që kujdesej për to. E pata shumë të vështirë, gjuhën nuk e dija. Në vendin ku jetoja në fillim nuk ka pasur shumë shqiptarë, mund të kemi qenë 2 ose 3 familje?, tha këngëtarja.

Free Traffic Exchange