Tiranë/ Mbyllet protesta e banorëve te 'Petro Nini', reagojnë Rama, Lleshaj dhe Veliaj

2019-03-15 3

Lidhur me përplasjen e banorëve të shtëpive në zonën e Petro Ninit me punonjësit e përmbarimit ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai thotë se konflikti është trajtuar në Gjykatë dhe ata që e politizojnëë na kujtojnë prej kujt i kemi peshqesh këto gjykata. Veliaj ka deklaruar se Bashkia e Tiranës i ofron mbështetje banorëve me banesa sociale

"1/2 Bashkia Tiranë nuk ASNJE perfshirje te PNL, as ka PDV apo leje ndertimi! Konflikti i pronareve te tokes me banoret e nje ndertese me shtesa pa leje eshte trajtuar ne GJYKATE! Ata qe e politizojne na kujtojne prej kujt i kemi peshqesh keto gjykata e keto plage me pronat.

1/2 E megjithate Bashkia Tiranë eshte gati qe SOT t'i ofroje mbeshtetje me BANESA SOCIALE ne kushte shume me te mira se katet pa leje te gjithe familjeve te prekura nga ky konflikt mes DY PRIVATEVE per pronat, kontratat e llogarite e tyre, pavaresisht vendimit te gjykates!", shkruan Veliaj.Kryeministri Edi Rama reaoi për situatën e rëndë sot në rrugën Petro Nini ku Përmbarimi shkoi të nxjerrë nga një banesë familjarët aktualë, pasi me vendim të formës së prerë, ndërtesa i duhet kthyer pronarit të vërtetë.

Kreu i qeverisë përmes një statusi në Twitter, thotë se qeveria nuk ka asnjë fuqi mbi vendimet e gjyklatave. Ndërsa shton se policia, sic ligji e detyron, duhet t'i përgjigjet Përmbarimit që kishte shkuar me vendim gjykate për të nxjerrë banorët.

"Të trishtueshme pamjet nga rruga e shtëpisë ku kërkohet ekzekutimi i një vendimi gjyqi të formës së prerë. Por e trishtueshme edhe se si Kazani i përzien gjërat pa lidhje! Qeveria s'ka asnjë fuqi mbi vendimet e gjykatave dhe policia e ka detyrim ligjor t'i përgjigjet Përmbarimit", shkruan Rama.

Nga përplasjet mes përmbarimit dhe banorëve të ndërtesës, pati përplasje ndërsa u tentua disa herë nga Përmbarimi që të hynte me forcë në banesë. Policia shoqëroi disa persona.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka kritikuar policinë lidhur me qëndrimin e tyre gjatë pëplasjes së banorëve me forcat e përmbarimit.

"Mirëkuptim të plotë për reagimet ndaj pranisë së Policisë Shtetit në ekzekutimin e një veprimi përmbarimor, mbi një vendim gjykate të formës së prerë.

PSH ka detyrimin ligjor të mbështesë përmbarimin, por ka edhe detyrimin të jetë dinjitoze dhe efikase. Kjo s'ka ndodhur në këtë rast", shkruan Lleshaj.

Free Traffic Exchange