Ora News - Basha: Do të heq taksën “Rama” mbi karburantet, fund gjobave abuzive

2019-03-15 0

#oranews
Nga Korça kreu i PD-së, Lulzim Basha, foli për një pakt kombëtar, ku qeveria të ketë frikë qytetarët. Duke ftuar të gjithë të pranishmit t'i bashkohën protestës së opozitës në 16 mars, Basha tha se ata duhet të vendosin vetë për jetën e tyre, e jo siç u shpreh ai, t'ia dorëzojnë qeverisë së kapur nga krimi dhe korrupsioni.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ndal në një takim me qytetarët e Korçës për ti ftuar ata që ti bashkohen protestës masive të 16 marsit.

Kreu i opozitës, foli për një pakt kombëtar, ku qeveria tha ai të ketë frikë qytetarët.

Duke ftuar të gjithë të pranishmit t'i bashkohën protestës së opozitës në 16 mars, Basha tha se ata duhet të vendosin vetë për jetën e tyre.

Lulzim Basha: Ju duhet të vendosni! Ju duhet të vendosni për të ardhmen tuaj! Ju duhet të vendosni për qeverisjen që meritoni! Ju duhet të vendosni se duhet të menaxhohen pasuritë publike!Ju duhet të vendosni!Ju duhet të jeni zotër në shtëpinë tuaj, jo Edi Rama, jo hajdutët e Korçës, hajdutët e Shqipërisë.

Ndërsa në takimet me biznesin e vogël, ai premtoi heqjen e asaj që e quajti ?Taksa Rama ? mbi naftën.

Duke u nisur nga një rast që u denoncua në prezencë të tij, Basha tha se do të marrin fund gjobat abuzive.

Lulzim Basha: E gjithë Shqipëria punon që të pasurohet një njeri dhe i gjithë shteti është një skemë vjedhje që pasurohet një njeri, kësaj duhet ti japim fund.Ja si të trajton banda e Edi Ramës, i ka vënë gjobë dhe thotë sipas njoftim- vlerësimit numër protokolli hiç, datë hiç. Kështu i merr vendimet banda!

Me tej, Basha ka theksuar se ulja e çmimit të naftës, ulja e çmimit të energjisë, vetëm një taksë 0.5% për biznesin, nuk bëhen realitet pa larguar ajo që ai e quan qeveri të kapur në vjedhje dhe e komanduar nga krimi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-nga-korca-pakt-kombetar-ku-qeveria-te-kete-frike-qytetaret

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz